Panorama Plus: “Përloti publikun dhe telespektatorët, historia e Danjelës 13-vjeçare nga Kukësi të rrëqeth”

Shkrim publikuar nga Panorama Plus

Pjesë e natës së dytë të spektaklit ‘The Voice Kids’, ishte edhe historia e një vajze 13-vjeçare nga Kukësi që e bëri publikun të emocionohet dhe madje të përlotet.

E tillë ishte historia e vajzës që quhej Danjela, një vajzë nga qyteti i Kukësit, e cila jeton me gjyshen e sëmurë, motrat dhe vëllanë e saj në një shtëpi tejet modeste ku shumëçka prej sendeve që jemi mësuar të shohim në shtëpitë tona mungon. Jeta e Danjelës ndahet midis detyrave dhe pasioneve. Ajo përkujdeset për vëllanë me nevoja të veçanta, ndihmon prindërit të cilët jetojnë në fshat, larg fëmijëve, për të siguruar jetesën për të gjithë. Patjetër që një pjesë e rëndësishme pë Danjelën është edhe muzika.
Por ajo që e karakterizon Danjelën është natyra e saj pozitive. Mirënjohëse ndaj çdo gjëje që ka në jetë ajo dëshiron të shijojë çdo eksperiencë. Vjen në ‘The Voice Kids’ për të patur mundësinë e një eksperience të bukur dhe për të bërë krenare familjen e saj. Prindërit e mbështesin në çdo pasion të sajin, duke tejkaluar çdo vështirësi ekonomike për t’i përmbushur ëndrrat. Danjela sjell kështu në ‘The Voice Kids’ jo vetëm talentin e saj, por dhe një mesazh të bukur optimizmi dhe vlerash të vërteta në jetë.