Sa të lumtur që një sezon i ri po troket sërish në ekranin e Top Channel me “The Voice Kids 3” aq edhe të trishtuar pasi imazhi i këtij spektakli madhështor nuk do të jetë më pjesë e kësaj eksperience duke i lënë vendin Dojna Memës, momentalisht prezantuese e emisionit “Pop Culture”.

Pas 8 vitesh plot emocion nën drejtimin e “The Voice (Kids)” 3 prej të cilave si producent ekzekutiv,  Ledion Liço largohet nga talent-show të cilit i dhuroi kohë, energji pozitive dhe mbi të gjitha shumë dashuri!

Duke uruar nisjen e mbarë të sezonit, Ledioni dha edhe deklaratën e tij në të cilën thotë:

“Në Janar nis sezoni i ri i The Voice Kids në Top Channel. Si gjysëm shaka vitin që kaloi thashë që nuk do ta bëj më këtë eksperience sfilitëse emocionale, pas 8 vitesh si prezantues, 3 prej të cilave si producent ekzekutiv. Shakaja është gjysma e së vertetës dhe mesa duket është koha ti hap rrugë një vizioni të ri dhe një brezi të ri.

Jam krenar per arritjet e The Voice në Shqipëri, si programi me audiencen më solide, më shikueshmërinë më të lartë online dhe kontributin tim në të. Jam krenar per stafin që ka punuar me mua e që do të vazhdojë ecjen përpara programit, te cilit i uroj shumë fat.

Në 16 vitet e mia në Top Channel, çdo program ka patur ciklin e tij. Një kapitull i ri nis së shpejti me një projekt gjigand, emrin e së cilit e doni shumë.

Duke falenderuar Top Channel, dhe të gjithë juve për mbeshtetjen në gjithë këto vite, shihemi së shpejti!”