Duke rrëfyer për fillimet e The Voice para plot 8 muajve, Ledioni tha, ndër të tjera, se përzgjedhja e trajnerëve nuk ka qenë një punë e thjeshtë…

Pas polemikave që shkaktoi edicioni i parë “The Voice kids”, stafi i këtij formati sërish mori përsipër të angazhohet sërish për të bërë një edicion të dytë. Propozimi, si fillim, ishte i Ledion Liços dhe gjeti menjëherë mbështetje edhe nga stafi organizator. E vështirë, si fillim, por u mendua si një guxim dhe si gjëja e duhur rreth një vit më parë.

Tani që edicioni i dytë ka përfunduar me sukses, organizatorët kanë lajmëruar për një edicion të ri. Por  në një takim të veçantë pas “The Voice 2”, organizatorët janë mbledhur në një epilog për të rrëfyer disa prej prapaskenave që kanë ndodhur gjatë këtij edicioni.

Duke rrëfyer për fillimet e The Voice para plot 8 muajve, Ledioni tha, ndër të tjera, se përzgjedhja e trajnerëve nuk ka qenë një punë e thjeshtë. Madje, duke u ndalur te karrigia dyshe, Ledioni tha se Sandri dhe Renis Gjoka nuk ka qenë zgjedhja e parë e organizatorëve: “Aleksandri dhe Renisi, ta themi, nuk ka qenë zgjedhja jonë e parë. Propozimin për ta e bëri Albani (Alban Male, drejtor artistik) dhe sapo Albani ma propozoi, unë thashë menjëherë “Jo”” – tha Ledioni pa e fshehur.

Por cila ishte arsyeja? “Sandër Gjoka nuk ka bërë asnjëherë television, kështu që ishte e kuptueshme. Në këtë pozicion duhet të ishte një njeri që di të bëjë television. Renisi ishte më afër, por gjithashtu jashtë këtij raporti… “ – vijoi Ledioni, por më pas u ra dakord që Albani të bënte një takim.

Vetë Male tregoi se takimi i tij me Renisin erdhi menjëherë dhe pas bisedës, natyrshëm, erdhën edhe hapat që dyshja të bëhej pjesë dhe të ishte një pikë shumë e suksesshme e këtij formati. (Class)