Netët Live të “The Voice Kids” përveç emocioneve që ofrojnë nëpërmjet artistëve të vegjël, kanë përcjellë emocione në skenë edhe nëpërmjet artistëve të mirënjohur në fushën e muzikës.

Por, cili do të jetë personazhi, që do të ngjitet në skenën e ‘The Voice Kids’ këtë të premte? Ai nuk vjen për herë të parë në ‘The Voice’, transmeton Telegrafi.

Yll Limani është një këngëtar dhe tekstshkrues nga Prishtina, i cili arriti të bëhej i famshëm për publikun pikërisht pas paraqitjes së tij në edicionin e parë të ‘The Voice of Albania’.

 Në maj të vitit 2012, Ylli Limani mori pjesë në ‘Top Fest 9’ me këngën “Shko”, muzika dhe teksti i të cilës ishin krijim i tij.

Po të njëjtin vit,ai publikoi videoklipin “Lart mbi yje”, si edhe këngën “Mos më harro”, transmeton Top Channel.

Në vitin 2013, publikoi videoklipin “A e din ti”, për të vazhduar me videoklipin “I thash asaj” në vitin 2015. Në dhjetor 2016, Ylli mori pjesë në Festivalin e 55-të në RTSH me këngën “Shiu”.

Kënga e fundit e tij doli më 14 nëntor 2017, e titulluar “Dritat’, këngë me të cilën ka më shumë se 20 javë që është pjesë e klasifikimit.

Me bashkëpunimin e tij me 2po2, Limani është ngjitur nga java në javë, në majë të top listës së ‘Top Awards’ derisa arriti të zërë kreun e saj.