Pritja mori fund, ‘The Voice Kids’ nisi në mbrëmjen e sotme rrugëtimin e tij drejt një synimi… zbulimin e zërit më të mirë.

Formati më i suksesshëm i talenteve që ka mbledhur fëmijët e moshave 6 deri në 14 vjeç, të cilët do të ndajnë me teleshikuesit pasionin e tyre për muzikën.

Audicionet e Fshehura dhe përzgjedhja e fëmijëve nga trajnerët për të rrëmbyer në skuadrën e tyre fituesin e ardhshëm do të mbajnë të lidhur pas ekranit publikun e Top Channel.