Miriami e cilësoi Adolfin si një nga zërat më të veçantë dhe të dallueshëm në ‘The Voice Kids’. Adolfi e nisi aventurën e tij në këtë spektakël talentesh në mënyrën më të mirë të mundshme. Karriget e trajnerëve u kthyen të treja për performancën e tij, duke e lumturuar djaloshin nga Burreli. Ai zgjodhi të vazhdonte garën me Miriam Canin si trajneren e tij.

Adolfi në Beteja ishte përballë Alisias dhe Erikës. Ata erdhën me një këngë ritmike ‘Locked out of Heaven’. Mënyra sesi Adolfi e zotëroi këngën bëri që trajnerja të vazhdonte garën me të. Ajo theksoi edhe njëherë cilësitë e Adolfit si një artist, duke bërë që këto karakteristika të tij të jenë faktor shumë i rëndësishëm në zgjedhjen si fitimtar të Betejës.