Kjo ishte padyshim një ditë e shumëpritur nga të interesuarit. Përveç aplikimeve të regjistruara në database të ‘The Voice Kids’ ka pasur edhe shumë të tjerë u paraqitën direkt në audicion, ashtu sikundër ishte bërë thirrje edhe nëpërmjet rrjeteve sociale. Pavarësisht kësaj gjithçka rezultoi jashtë parashikimeve, pasi ‘The Voice Kids’ thyen record krahasuar me dy edicionet e shkuara.
Për shkak të fluksit të aplikantëve, Audicionet e Tiranës për ‘The Voice Kids’ do të vazhdojnë nesër prej orës 11:00, duke ju dhënë kështu mundësi të gjithë atyre që nuk mundën të bënin audicionin sot, të vijnë të provojnë zërin, nesër, në ambientet e studiove të Top Channel.