Ledion Liço sapo ka zbuluar kur do të nisë The Voice Kids. Ishte thënë që program i ri me zërat fëminorë do të fillonte në janar, por sot përmes një spoti me të vërtetë epik, është zbuluar data.

Spoti me atmosferën e Game of Thrones, i ka shndërruar anëtarët e jurisë dhe prezantuesit në personazhet e një legjende. Një realizim i përsosur artistik, ku me siguri është punuar shumë!

Nuk kishim parë kurrë një spot kaq të kuruar gati në nivelin e një minifilmi për një program. Ndoshta atmosfera është shumë e rëndë për fëmijët, por spoti në vetvete, meriton urime.