Altea është fituese e edicionit të tretë të “The Voice Kids Albania”, në ekranin e Top Channel.

Rrugëtimi i saj nisi në momentin që në ‘Audicionet e Fshehura’ iu kthyen trajnerët dhe zgjodhi t’i bashkohej skuadrës së trajnerëve Aleksandër dhe Renis Gjoka.

Artistja e vogël kapërceu javë pas jave vështirësitë e garës, duke e sjellë deri në mbrëmjen finale ku dhe triumfoi si “Zëri më i mirë i Shqipërisë për fëmijë”.

Altea është artistja, e cila me mbështetjen e publikut, ia doli të rrëmbente trofeun e madh të “The Voice Kids Albania 3”.

Altea është 11-vjeçe. Ajo ka jetuar për disa vite në SH.B.A me familjen e saj dhe së fundmi janë rikthyer në Tiranë. Ka qenë shumë e vogël kur prindërit e saj e kuptuan se ka talent në të kënduar, për këtë arsye ka marrë edhe disa leksione në kanto. Di të luajë edhe në piano. Altea është shumë e lidhur me gjyshin e saj arkeolog dhe prej tij i pëlqen shumë edhe historia. Pasionet e saj janë piktura, noti dhe udhëtimet. Në të ardhmen ajo dëshiron të bëhet mjeke ose këngëtare. Në Audicionet e Fshehura Altea arriti të kthejë të gjithë trajnerët duke performuar këngën “Rise Up” të Andra Day. Altea arriti të kalojë me sukses Betejat ku u përball me dy konkurrente të tjera, Deonën dhe Entelën! Ajo gjithashtu kaloi me sukses edhe fazat e tjera të The Voice duke triumfuar finalen e sotme.