‘The Voice Kids Albania’ ka nisur transmetimin prej javësh. Aktualisht po zhvillohen betejat mes konkurentëve dhe pas tyre fillon faza më e rëndësishme, ajo e netëve ‘live’.

Siç e keni vënë re, ndryshimet në spektaklin dedikuar të vegjëlve kanë qenë të shumta këtë vit. Pasi u bë publik lajmi se Dojna do zëvendësonte Ledion Liçon, kanë nisur pyetjet për të zbuluar kush do jetë krah saj në netët ‘live’. Siç dihet, gjatë asaj kohe, emocionet do të transmetohen edhe nga prapaskena.

Rolin drejtues që sezonin që lamë pas e kishte Dojna, këtë vit do ta ketë Flori Gjini. Moderatori i njohur tashmë është pjesë e ‘Top Channel’ ku i është besuar një rubrikë në ‘E diell’. Projekti radhës që i është besuar në po të njëjtin televizion është ai i ‘V – Reporter’.

Dojna dhe Flori duket se do të jenë ekipi perfekt i emocioneve për çdo të premte mbrëma