‘The Voice Kids’ rihap dyert e edicionit të tij të tretë për të gjithë artistët e vegjël, të cilët duan të bëhen pjesë e aventurës televizive më spektakolare.

Audicionet do të mbahen përgjatë muajit Qershor në qytetet kryesore të Shqipërisë dhe do të jenë të hapura për të gjithë fëmijët e moshave 6 deri në 14 vjeç, duke filluar nga data 8 qershor kur do të zhvillohet audicioni i Tiranës pranë ambjenteve të Top Channel tek Piramida, duke filluar nga ora 11:00. Më datë 11 qershor ‘The Voice Kids’ do të udhëtojë drejt qytetit të Shkodrës ku do të zhvillohen audicionet pranë Pallatit të Kulturës. Kërkimi i talenteve do të vazhdojë në qytetin e Korçës më datë 14 qershor, tek Teatri i Kukullave, për t’u pasuar me audicionet e qytetit të Vlorës me datë 17 qershor. Për herë të parë ‘The Voice Kids’ do të zhvillojë audicione në qytetin e Kukësit, pranë Pallatit të Kulturës më datë 19 qershor, për t’u pasuar nga Audicionet e Prishtinës një ditë më pas, më datë 20 qershor. Rrugëtimi vazhdon drejt Durrësit, tek Qendra Kulturore e Fëmijëve më datë 23 qershor. Mundësia e fundit për të qenë pjesë e audicioneve është data 29 qershor, sërish në Tiranë, tek Piramida.

Të gjitha audicionet në qytetet respektive do të zhvillohen duke filluar nga ora 11:00. Mos hezitoni të ktheni në realitet ëndrrën e fëmijëve tuaj për të prekur skenën e ‘The Voice Kids’.

Më poshtë gjeni edhe njëherë të listuara, për të gjithë të interesuarit, datat e Audicioneve për ‘The Voice Kids 3’:

08 Qershor 2018 – Audicioni i Tiranës, Studiot e Top Channel, Piramida, ora 11:00
11 Qershor 2018 – Audicioni i Shkodrës, Pallati i Kulturës, ora 11:00
14 Qershor 2018 – Audicioni i Korçës, Teatri i Kukullave, ora 11:00
17 Qershor 2018 – Audicioni i Vlorës, Pallati i Kulturës, ora 11:00
19 Qershor 2018 – Audicioni i Kukësit, Pallati i Kulturës, ora 11:00
20 Qershor 2018 – Audicioni i Prishtinës, zyrat e Top Channel, Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 11:00
23 Qershor 2018 – Audicioni i Durrësit, Qendra Kulturore e Fëmijëve, ora 11:00

Për të gjithë ata që e kanë të pamundur ardhjen në datat më sipër, mundësia e fundit për të qenë pjesë e ‘The Voice Kids’ është më:
29 Qershor 2018 – Audicioni i Tiranës, Studiot e Top Channel, Piramida, ora 11:00