Fitorja në Beteja ishte një surprizë e bukur për Ritën, e cila nuk priste të fitonte. Megjithëse Rita kishte dhuruar edhe më parë një performancë të bukur, me këngën e saj ‘Oops I did it again’ në Audicionet e Fshehura, fakti që ajo ishte në të njëjtën Betejë me Kristel dhe Uendin e bënë atë të dyshonte që do të kalonte në fazën tjetër, pasi të treja ishin po aq të talentuara dhe me potencial.

Megjithatë, trajnerja Eneda Tarifa, zgjodhi Ritën për të vazhduar garën në ‘The Voice Kids’ me Netët Live, pasi pa tek ajo diçka që premtonte shumë. Zëri i veçantë i Ritës dhe padyshim saktësia që tregoi në interpretimin e këngës janë faktorë shumë të rëndësishëm që e vendosin atë në radhët e këngëtarëve më të mirë të këtij edicioni të ‘The Voice Kids’.