Rita erdhi në ‘The Voice Kids’ me shumë stil. Ajo arriti të performonte në mënyrë perfekte këngën ‘Oops I did it again’, në një version shumë origjinal.

Të njëjtën siguri dhe talent e tregoi dhe në Beteja ku ishte përballë Uendit dhe Kristelit, duke fituar kështu një vend për në Netët Live.

Ajo interpretoi këtë natë ‘Vetëm një fjalë’ nga Elsa Lila me një paraqitje skenike tejet të bukur dhe interesante.