Gjysmëfinalja e ‘The Voice Kids’ është këtë të premte, në orën 21:00 në Top Channel. Një rrugëtim i nisur prej disa muajsh do të finalizohet shumë shpejt.

Janë 12 artistë që do të ‘luftojnë’ për të prekur skenën e Finales dhe për të bërë të tyren Kupën e Artë. 4 artistë për secilën skuadër në garë për përmbushur ëndrrën e tyre.

Vetëm dy do të kalojnë nga secila skuadër. Është televotimi ai që do të përcaktojë artistët e vegjël që do të vazhdojë konkurrimin për të fituar ‘The Voice Kids’.