Trajnerja Eneda Tarifa u mrekullua nga 7 konkurrentë mbrëmjen e tretë të talent show dhe vetëm 4 prej tyre iu bashkuan trajneres në skuadrën e saj.

Nisea, konkurrentja që vinte nga qyteti i Elbasanit, pas një perfomance të bukur në skenë ia doli të kthente të gjithë trajnerët për të. E përzgjedhura e saj sidoqoftë ishte Eneda. Konkurrentja e radhës, Xhemi hyri automatikisht në skuadrën e trajneres, pasi ajo ishte e vetmja që u kthye për të. Për konkurrenten vijuese Eneda duhet të “luftonte” me skuadrën Gjoka për ta patur në skuadrën e saj. Ejxhner zgjedh Enedën duke lumturuar kështu trajneren. Trajnerja arrin të bëj të sajën dhe konkurrenten e fundit të natës së tretë, për të cilën u kthyen të gjithë. Rita, vajza nga Mitrovica me një zë brilant e pati të vështirë të zgjidhte. Edhe ajo do të vazhdojë rrugën për në Beteja me trajnere Eneda Tarifën.

Në gjysmë të Audicioneve të Fshehura, Eneda ka gjithsej 8 konkurrentë në skuadrën e saj.