Miriam Cani, mbylli natën e pestë të Audicioneve të Fshehura duke i shtuar dy talente të reja skuadrës së saj.

Artisti i parë që zgjodhi Miriamin ishte Adolfit, djali nga Burreli, i cili bëri trajnerët të ktheheshin të gjithë për të, duke nisur kështu një “luftë” të mirëfilltë bindjeje për të zgjedhur skuadrat e tyre. Adolfi do të shkojë në Beteja si pjesëtar i skuadrës së Miriamit. Edhe Martina, e cilësuar nga trajnerja si Arjana Grande e ardhshme shqiptare u bë konkurrentja e pesëmbëdhjetë e Skuadrës Miriam.