U mbyll edhe një tjetër natë nga Audicionet e Fshehura.

Të tjerë artistë të talentuar u ngjitën në skenë për të performuar para trajnerëve dhe publikut të ngrohtë të “The Voice Kids”.

Trajnerët si në çdo mbrëmje tjetër, u kthyen dhe luftuan për zërat më të mirë dhe skuadrat e tyre duket se po plotësohen dalëngadalë.

Skuadrës së Arilenës në mbrëmjen e 4-t të Audicioneve të Fshehura i’u shtuan 4 artistë; Vullneti, Sofika, Uendi dhe Natalia. Deri tani ajo ka 12 konkurrentë në skuadrën e saj dhe 6 vende të lira për ata që do vijnë.

Mbrëmjen e kaluar, Miriam Cani rrëmbeu 3 konkurrente; Rumejsën, Samantën dhe Ëmblën. Në total skuadra e saj ka 11 artistë dhe 7 vende të lira për javët e tjera të Audicioneve të Fshehura.

Aleksandër dhe Renis Gjoka e mbyllën mbrëmjen me 2 konkurrente të reja në skuadrën e tyre; Aletan dhe Enean. Gjithsej ata kanë 13 artistë dhe 5 vende të lira që do t’i plotësojnë në spektaklet e ardhshme.

Kanë mbetur edhe 2 javë nga Audicionet e Fshehura dhe ka ende shumë talente të tjerë me të cilët do të njiheni së shpejti. Takimi ynë i radhës është të premten në orën 21:00 në ekranin e Top Channel.