Trajnerët mbyllën natën e dytë të Audicioneve të Fshehura me të tjerë talente që i’u bashkuan skuadrave të tyre.

Arilenës i’u shtuan 4 konkurrentë të rinj, ndryshe nga java e kaluar që arriti të rrëmbejë vetëm 2. Pjesë e skuadrës së saj tashmë janë; Laura, Markus, Arjola dhe Petro.

Edhe skuadra Gjoka e mbylli mbrëmjen e dytë të Audicioneve të Fshehura me 3 zëra të rinj. Trajnerët e karriges dyshe rrëmbyen Kejvin, Sarën dhe Oltën.

Megjithëse skuadra Miriam mori vetëm 2 artiste në natën e dytë të kësaj faze ato ishin vërtetë të talentuara. E lumtur, Miriami arriti të marrë në skuadrën e saj Erzën dhe Majselën.

Kanë mbetur edhe 4 javë nga Audicionet e Fshehura dhe skuadrat duket se po plotësohen shumë shpejt. “The Voice Kids” rikthehet sërish në ekranet tuaja të premten e ardhshme.