Shkrim i publikuar nga Shekulli

Eneda Tarifa prej vitesh ka qenë një nga moderatoret e programit të humorit “Portokalli” edhe pse sezonin e kaluar u largua. Megjithatë, ajo do të rikthehet në familjen e “Top Channel”, këtë herë në një tjetër pozicion, si trajnere në “The Voice Kids”. Lajmin e ka bërë të ditur pak minuta më parë moderatori Ledion Liço.

“Eneda Tarifa gati për një skuadër përrallash! Ajo vjen për herë të parë si trajnere në “The Voice Kids”, e gatshme për të punuar e për t’u argëtuar me konkurrentët e vegjël”,- shkruhet në postim shkruan blitz.

Një tjetër trajnere e këtij edicioni do të jetë edhe Miriam Cani, e cila që pas lindjes së vogëlushes së saj nuk është aktivizuar në tregun muzikor shqiptar. Miriami ka qenë edhe më parë pjesë e skuadrës së “The Voice”, ndërsa për Enedën është hera e parë në një pozicion të tillë.