Me mbylljen e audicioneve në Tiranë, Vlorë, Prishtinë dhe Korçë, ‘The Voice Kids’ do të vazhdojë të kërkojë zërat, në qytetin e bukur të Shkodrës, i cili nuk mbetet pas për anën artistike, më 22 Shtator 2017, tek Qendra Kulturore e Fëmijëve, ora 13:00.

Mos harroni që audicioni i fundit do të jetë në Tiranë, ku do të përfundojë përzgjedhja e zërave më të mirë, më 14 Tetor 2017, te studiot e Top Channel, Piramida, ora 11:00.