Tingujt muzikorë pushtuan sot Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Shkodër. Harmonia midis talentit të fëmijëve dhe simpatia e tyre ishte një faktor ekstra, për të finalizuar kështu një tjetër ditë të sukseshme audicionesh. Dita ishte e paparashikueshme nga shumë këndvështrime. Situatat e këndshme humoristike të krijuara nga të vegjlit dhe atmosfera profesionale e sjellë nga ata pak më të rritur, bënë që dita të rridhte pa kuptuar, pavarësisht numrit shumë të madh të konkurrentëve aspirantë për ‘The Voice Kids’.

Gjatë kohës së pritjes, ashtu siç ka ndodhur dhe në të gjitha qytetet e tjera ku janë zhvilluar audicionet, fëmijët bëjnë foto përballë logos së ‘The Voice Kids’.  Një ngjarje shumë e rëndësishme, e cila meriton të ruhet gjatë në kujtimet e tyre.

Audicionet e qytetit të Shkodrës do të ndiqen nga audicioni i fundit sërish në qytetin e Tiranës, më datë 14 Tetor, për të gjithë fëmijët që nuk mundën të paraqiteshin në audicionet e mëparshme.