Performancat që dhuruan në skenë të 4 artistët e skuadrës Eneda ishin fantastike dhe ndonëse në këtë fazë të gjithë japin maksimumin është publiku ai që vendos me anë të televotimit se cilët do të qëndrojnë në garë.

Megjithatë gara do të jetë e fortë në javën e ardhshme, në natën Finale. Për Ritën dhe Klean ka ardhur momenti i shumëpritur, ata kanë ende mundësi të fitojnë trofeun e ‘The Voice Kids’.

Për artistin Mejban dhe Denis P. publiku nuk siguroi votat e mjaftueshme, prandaj gara për ta përfundoi në mbrëmjen gjysmëfinale.