Ata fituan simpatinë e publikut me qetësinë dhe vendosshmërinë e tyre e sidomos prej faktit se ja dolën të përfaqësonin një skuadër të vetme edhe pse ishin dy.

Aleksandër dhe Renis Gjoka edhe pse vijnë nga breza të ndryshëm treguan se si arritën të menaxhonin situatat e vështira në sezonin e dytë të “The Voice Kids”, në rolin e një trajneri të vetëm.

Ata do të ulen sërish në karrigen dyshe por që vlen si një. Për ta, ky vazhdon të jetë një avantazh pasi tashmë kanë dyfish mendime e gjykime e këtë herë janë dyfish më të përgatitur.

Skuadra Gjoka pret me padurim njohjen me talentet e rinj të këtij sezoni dhe janë mëse gati për të rrëmbyer në ekip zërat më të mirë, për të punuar fort e për tu argëtuar bashkë me ta.