Skuadra Gjoka arriti në gjysmëfinale me Frensin, Sarën, Patrisin dhe Sindin.

Një skuadër e pasur me zëra të veçantë që nga fillimi. Shpeshherë trajnerët e kanë patur të vështirë të bëjnë zgjedhjen e tyre duke u nisur nga talenti i padiskutueshëm i fëmijëve. Ata zgjodhën në Beteja zërat që mendonin se do të falnin më shumë emocione gjatë Netëve Live.

Pas performancave të tyre javët e shkuara, dueteve tani duket se do të vijë momenti më i vështirë. Finalja është vetëm një hap larg dhe 4 artistët e skuadrës Gjoka do të bëjnë çdo gjë për ta arritur atë!