Nata e pestë e ‘The Voice Kids’ i solli Skuadrës Gjoka tre talente të reja. E para që performoi në skenë ishte Blerta, e cila vjen nga Hani i Elezit. Ajo zgjodhi Skuadrën Gjoka edhe pse për të u kthye dhe trajnerja Eneda Tarifa. Konkurrenti i dytë që iu bashkua Skuadrës Gjoka ishte artistja e vogël nga Vlora. Sajana synon shumë gjëra në jetën e saj dhe duket se ka korrur suksesin e parë, duke kaluar Audicionet e Fshehura të ‘The Voice Kids’. Një tjetër zë i veçantë dhe karakter energjik ai i Kleansës, e cila u shpreh tejet e lumtur për faktin se u zgjodh nga Renis dhe Aleksandër Gjoka për të qenë pjesë e skuadrës së tyre.