Skuadra Gjoka nisi natën e katërt të Audicioneve të Fshehura me ‘fitore’. Ata arritën të rrëmbenin konkurrenten e parë për të cilën u kthyen të gjitha karriget.

Enxhi, me një zë të fuqishëm dhe energji të veçantë në skenë, arriti të bindte me zërin e saj të gjithë trajnerët të ktheheshin për të. Skuadra Gjoka arriti bindte Enxhin të vazhdojë garën për në fazat pasuese me ta. Një tjetër konkurrente për të cilën lakmuan dhe dy trajneret Eneda Tarifa dhe Miriam Cani, iu bashkua skuadrës së tyre. Vivian, një vajzë me shumë talente, shkëlqeu dhe në këngë. Skuadra Gjoka edhe sot mori zëra dhe karaktere të veçanta, si ai i Anjezës, e cila ishte konkurrentja e tretë për natën e sotme.

Skuadra Gjoka arrin të ketë kështu një total prej 12 konkurrentësh.