Ndonëse performancat ishin të gjitha shumë të mira dhe vajzat u paraqitën në skenë si profesionistë të vërtetë, publiku dha verdiktin e tij duke votuar më shumë për Sindin dhe Frensi, të cilat vazhdojnë garën edhe javën që vijon duke shijuar deri në fund spektaklin.

Ndërsa artistet, të cilat nuk siguruan votat e mjaftueshme nga publiku, ishte Patris dhe Sara. Skuadra Gjoka tashmë mbetet me dy artiste në garë, të cilat do të japin maksimumin e tyre javën e ardhshme.