Skuadra Miriam me Denisin, Anën, Danjelën dhe Stinën është gati për një garë si kurrë më parë, për të arritur në finishin e kësaj gare, në skenën e Finales së ‘The Voice Kids’.

Një skuadër me fëmijë super të talentuar që kanë thyer rekorde shikueshmërie dhe klimimesh. Fëmijë të lindur për skenën, me aftësi artistike për t’u patur zili nga çdo artist, do të ngjiten këtë të premte në skenën e gjysmëfinales për të vazhduar konkurrimin e tyre.

Nuk janë bërë ende të njohura këngët që trajnerja e tyre ka zgjedhur për ta, por me siguri do të dhurojnë spektakël si çdo herë.