Ishte një rrugëtim i gjatë por i mbushur me momente të paharrueshme ky i “The Voice Kids” i cili sonte vjen me kapitullin përmbyllës.

Nata e madhe e Finales do të ketë surpriza të shumta si përgjatë spektaklit po ashtu edhe në “V-Room” ku emocionet do të jenë njësoj të mëdha.

Sonte vendoset se kush do të jetë zëri më i mirë i shqiptarëve për fëmijë dhe ndryshe nga edicionet e kaluara kjo finale vjen vetëm me vajza.

Altea dhe Alisja nga skuadra Gjoka, Anisa G dhe Erza nga skuadra e Miriamit dhe Anisa Sh e Uendi nga ajo e Arilenës kanë përgatitur performanca që do të mahnisin publikun.

6 finalistet e edicionit të tretë të këtij spektakli janë gati të përballen për herë të fundit me skenën që i ka mirëpritur muaj më parë.

Cila prej tyre do të triumfojë duke marrë kupën e madhe si dhe një bursë studimi nga shkolla “Wodroow Willson”?! Ky vendim i rëndësishëm i takon vetëm publikut që i ka mbështetur këto artiste përgjatë të gjithë javëve të fundit.