Nëse përmend Shkodrën, përveç bukurisë dhe historisë së pasur kulturore të këtij qyteti, mendja të shkon menjëherë tek Festivali i Fëmijëve. Pas shumë dekadash, ku ky qytet ka mirëpritur fëmijë nga e gjithë Shqipëria, erdhi radha të jetë protagoniste edhe në ‘The Voice’.

Këtë herë fëmijët e Shkodrës do të kenë rastin të provojnë veten dhe të konkurrojnë për një mundësi për diçka edhe më të madhe. Një mundësi për të qenë zëri më i bukur i Shqipërisë.  ‘The Voice Kids’ është një spektakël gjigand talentesh, ku fëmija mund të prekë ëndrrën e tij pa iu dashur të presë gjatë.

Sot, mirëpresim në mjediset e Qendrës Kulturore të Fëmijëve, të gjithë fëmijët nga 6 deri 14 vjeç, që muzikën e kanë pjesë të pandashme të tyre. Skena e ‘The Voice Kids’ ju pret!