Speranza zgjodhi skuadrën e trajneres Eneda Tarifa në momentin që të treja karriget u kthyen për të në Audicionet e Fshehura. Ajo rrëmbeu komplimenta nga të gjithë trajnerët për zërin e saj të veçantë dhe mënyrën e saktë të interpretimit të çdo note muzikore. Speranza, pa hezitim, preferoi të punojë me trajneren Eneda Tarifa.

Ajo arriti të dalë fitimtare edhe në Beteja, për të vazhduar edhe më tej ëndrrën e saj për të kënduar në skenën e madhe të ‘The Voice Kids’. Në kombinimin interesant ndërmjet Xhemit, Molosit dhe Speranzës, Eneda kaloi Speranzën në fazën tjetër. Interpretimi i të tre konkurrentëve e la të kënaqur trajneren, por ajo pa tek Speranza një element shtesë, duke i dhënë mundësinë të shkojë në Netët Live.