Rrugëtimi i tij nisi pikërisht në ‘The Voice of Albania’. Stenald Mëhilli erdhi në ‘The Voice’ për të treguar talentin dhe energjinë që u shfaq që në audicionin e tij të parë.

Çdo performancë e Stenaldit si në ‘The Voice’ ashtu edhe në evente të tjera muzikore si ‘Top Fest’, ku ai ka qenë pjesëmarrës, ka pasur sukses të padiskutueshëm. Emocionet që ai përcjell nëpërmjet zërit të tij kalojnë çdo dimension fizik.

Stenaldi përçon nëpërmjet zërit të tij, të gjitha ndjesitë dhe përjetimet e një bote që nuk mund ta shohë, por që me dhuntinë e tij arrin ta përcjellë tek të tjerët.

Këtë të premte ai vjen si i ftuar në Gjysmëfinalen e ‘The Voice Kids’, ku do të performojë këngën e tij të fundit, për të jetuar edhe njëherë mbështetjen e duartrokitjeve të publikut, i cili e deshi që herën e parë që doli në skenë.