Stina, flautistja e vogël nga Kosova mahniti publikun dhe trajnerët me performancën e saj në Audicionet e Fshehura. Ajo këndoi ‘Mamma Knows best’ duke bërë kështu të tre trajnerët të kthehen për të. Ajo zgjodhi si trajnere Miriam Canin.

Në Beteja Stina ishte përballë Desilës dhe Gabrielit. Ata kënduan këngën ‘Rever deep, mountain high’. Trajnerja zgjodhi Stinën fituese duke e çuar atë në Netët Live.

Kënga që Stina interpretoi në Netët Live ishte ‘Don’t you worry ’bout a thing’. Zëri i Stinës i kombinuar me skenografinë na çoi në një tjetër epokë. Performanca e parë e natës ishte një fillim i përkryer për atë që do të jetë një natë magjike!