‘The Voice Kids’ nisi të premten në mbrëmje në ekranin e ‘Top Channel’ ku talentet e vegjël u përballën me anëtarët e jurisë Miriam Canin, Eneda Tarifën, Aleksandër e Renis Gjokën. ‘Talent show’ në këtë fazë të Audicioneve të Fshehura pati shumë moment emocionuese dhe befasuese njëkohësisht, nga debutuesit që ngjiteshin në skenë ndërsa bisedat e tyre me moderatorin Ledion Liço zbulonin më shumë nga natyra e secilit. Denisi, një multitalent i ardhur nga Italia, ishte ai që vuri Ledionin në provë kërcimi. Bëhej fjalë për kërcimin e Karaibeve që ai nisi ta kërcente bashkë më Liçon dhe që ishte një moment shumë i këndshëm. Videon e këtij improvizimi të momentit e ka postuar Ledioni në instagramin e tij me statusin: ‘Deri për beteja e mësoj ndonjë ballo caraibico’. Nuk ka munguar komenti i partneres së tij, Sara Hoxha, e cila shkruan ‘Rrugës je’ shoqëruar me emojin që tregon se po qesh me lot. ‘Story.al’ ju sjell videon e këtij momenti të ‘The Voice Kids’.