Konkurrenti ynë çapkën, Markus sapo kaloi në fazën tjetër duke u bërë pjesë e skuadrës së Arilenës.

Ai e ka shumë përzemër “The Voice Kids” dhe di gjithçka mbi edicionin e kaluar të këtij spektakli. Dëshironte patjetër të ishte pjesë e tij madje është i bindur se mund të dalë triumfues.

Por, krahas faktit që pëlqen shumë këtë talent-show, Markus është edhe tifozi më i madh i ekipit të futbollit K.F Tirana. Për këtë arsye “The Voice Kids” vendosi ta surprizojë.

Ishte pikërisht kapiteni dhe lojtari i tij i preferuar Erando Karabeci ai i cili trokiti në shtëpinë e tij për ta lajmëruar se Markus është përzgjedhur për të qenë pjesë e Audicioneve të Fshehura.

Artisti i vogël u emocionua pa masë nga kjo surprizë! Kapiteni Karabeci  i dha kurajo të jepte maksimunim e tij në skenën e “The Voice Kids”.