Tingujt muzikor pushtuan Pallatin e Kulturës në jqytetin e Kukësit aty ku dhjetra fëmijë u shfaqën që në orët e para të mëngjesit për të provuar zërin dhe aty ku “The Voice Kids” zhvillon Audicionet për herë të parë.

Disa nga talentet e vegjël janë shprehur shumë të ekzaltuar për të kënduar para jurisë ku me mikrofonin në dorë dhe me zë të turpshëm na kanë zbuluar këngët që kanë zgjedhur për të kënduar. Për të mbështetur miqtë e saj ishte dhe artistja e vogël e edicionit të dytë, Daniela Toçi e cila u dha këshillat e saj të shoqëruara me përqafime të ngrohta.

“The Voice Kids” ka ende destinacionet të tjera në kërkim të zërit më të mirë dhe nesër është radha e Prishtinës për Audicionet. Shihemi prej orës 11:00 tek zyrat e Top Channel në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve. Mos mungoni!