Me mbylljen e audicioneve në Tiranë, Vlorë dhe Prishtinë ka ardhur momenti të shkojmë të kërkojmë zërin më të mirë për fëmijë në qytetin e Korçës.  ‘The Voice Kids’ do të vazhdojë në kërkim të zërave, këtë herë në Korçë, më 19 Shtator 2017, tek Biblioteka e Fëmijëve, ora 13:00.

Pastaj nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të presim audicionin e fundit për Shtatorin, i cili do të zhvillohet në Shkodër:

22 Shtator 2017 – Audicioni i Shkodrës, Qendra Kulturore e Fëmijëve, ora 13:00

Stacioni i fundit do të jetë Tirana, e cila do të mbyllë ciklin e përzgjedhjes të zërave më të mirë, më 14 Tetor 2017, me Audicionin e Tiranës, te studiot e Top Channel, Piramida, ora 11:00.