Pas vërshimit të fëmijëve në Korçë ka ardhur koha që “The Voice Kids” të ndalet në një tjetër qytet, në atë të Vlorës.

Kërkimi për zërin më të mirë do të vazhdojë dhe nesër jemi gati për të tjera Audicione emocionuese dhe me momente të bukura në qytetin bregdetar.

Jemi në dispozicion të taleneve të vegjël të cilët i presim prej orës 11:00 në Pallatin e Kulturës. Ejani të provoni zërin tuaj!