Një pjesë e mirë e fëmijëve që konkurruan në ‘The Voice Kids 2’, pavarësisht nëse kaluan ose jo fazën e Audicioneve të Fshehura, u bënë aq të dashur për publikun sa u kthyen në personazhe.

Ndër ta ishin Laura, Erika dhe Eriku, të cilët janë figurat kryesore në promon e re të ‘The Voice Kids’ që njofton fillimin e audicionit të parë në Tiranë, për programin më të madh e më të suksesshëm të talenteve të reja.

Gjithashtu, në një video mesazh të publikuar në rrjetet sociale, ata i ftojnë të gjithë fëmijët që duan të bëhen pjesë e ‘The Voice Kids 3’ të paraqiten në Audicionin e parë të Tiranës, më datë 8 Qershor, në orën 11:00, pranë ambienteve të Top Channel te Piramida.

https://www.instagram.com/p/BjiLWXjgPst/?taken-by=voicealbania