Rikthehet “The Voice Kids” më shpejt nga se e kishit menduar.

Ekrani i Top Channel shumë shpejt do të risjellë sezonin e tretë të këtij formati i cili edhe pse në fazat e para, po përçon shumë emocione dhe kuriozitet për t’u njohur me artistët e vegjël që do të prekin skenën madhështore të tij.

Ky sezon i ri premton një spektakël të vërtetë aty ku pasioni i më të vegjëlve për muzikën, është më i madh se vetë mosha e tyre. Kurioziteti është i madh për të njohur emrat, karakteret dhe talentin e fëmijëve që do të bëhen protagonistët e programit muzikor të vitit!

Pritja do të jetë e shkurtër, pasi shumë shpejt do të nisë rrugëtimi drejt argëtimit të sigurtë me spektaklin më të pritur të sezonit i cili do të jetë i paharrueshëm!