Dita e audicionit të parë në Tiranë po afron. Këtë e tregon edhe aplikacioni me gërmat ‘VOICE’ si dhe simboli me dy gishta i vendosur së fundmi në hyrjen e studiove të Top Channel te Piramida.

Spoti i ri, i cili lajmëron datën zyrtare të audicioneve të Tiranës ka vetëm pak ditë që është publikuar, por interesi për t’u bërë pjesë e këtij spektakli ka nisur shumë më herët, që në momentin e shpalljes së aplikimeve online në mbrëmjen finale të ‘The Voice Kids 2’. Po ashtu, dëshirën e madhe për të qenë pjesë e ‘The Voice Kids’ e dëshmon edhe numri i madh i aplikimeve, të cilat do të vazhdojnë të jenë të hapura.

Ju rikujtojmë se Audicioni i parë Tiranës do të zhvillohet në datën 8 Qershor, në ambjentet e TOP CHANNEL tek Piramida. Ju mirëpresim në orën 11:00.