‘The Voice Kids’ ashtu si sezonin e shkuar ka nisur përzgjedhjen e talenteve të reja me Audicionin e Tiranës. Duke u bazuar në numrin e madh të aplikimeve ishte parashikuar që qindra aspirantët për konkurrentë, të cilët kishin treguar interesimin e tyre për të ardhur, do të paraqiteshin sot.

Kjo u vërtetua me numrin e madh të fëmijëve që mbushën ambjentet e Top Channel pranë piramidës. Ndërkohë që një pjesë e talenteve kanë filluar audicionet, një pjesë tjetër po presin për të hyrë në mjediset e studiove të Top Channel.

Ju urojmë sukses të gjithë fëmijëve dhe kujtojmë se sot do të jemi këtu gjatë gjithë ditës.