Pavarësisht ngarkesës së kësaj dite dhe numrit aq të madh të aplikuesve, ajo që vëmë re janë fytyrat e qeshura të Kamela Islamaj, Genti Myftaraj dhe Alban Male, të cilët janë pjesë e panelit përzgjedhës të këtij edicioni të ‘The Voice Kids’.

Puna me muzikën është gjithnjë e bukur, por të punosh më fëmijët është akoma më e veçantë dhe sigurisht kënaqësia është edhe më e madhe.

Por, përveç kënaqësisë të të punuarit me fëmijë, duket se po aq i kënaqshëm është edhe rezultati i kësaj pune. Ende nuk mund të zbulohen të dhëna, por mund të themi me bindje se shumë prej fëmijëve të cilët erdhën sot dhe provuan zërin e tyre ishin vërtet të talentuar.