Pas muajsh pikëpyetjesh të pafundme se kur fillojnë Audicionet, pritjes i vjen fundi.

Përgjatë gjithë muajit Shtator, ‘The Voice Kids’ do të jetë në kryeqendrat shqiptare për të dëgjuar zërat që do të drithërojnë skenën e Audicioneve të Fshehura së shpejti në Top Channel. Pasi kemi parë qindra aplikimet që kanë ardhur ne adresën tonë, tani është koha t’ju njohim nga afër. Nëse jeni prej 6 deri në 14 vjeç, keni aplikuar apo jo gjatë këtyre muajve, e rëndësishme është të keni ëndërr muzikën dhe të keni besimin se jeni Zëri i Shqiptarëve.

Nuk ka rëndësi nëse keni publikuar një këngë në të shkuarën, nëse keni marrë pjesë në festivale dhe programe të tjera televizive, nuk ka rëndësi nëse asnjëri nga familja dhe miqtë nuk e di që ju këndoni. Shkruani të ardhmen tuaj muzikore në programin më të madh e më të suksesshëm të talenteve të reja në Shqiptari.

Ju presim më:

9 Shtator 2017 – Audicioni i Tiranës, Studiot e Top Channel, Piramida, ora 11:00

12 Shtator 2017 – Audicioni i Vlorës, Pallati i Kulturës, ora 13:00

15 Shtator 2017 – Audicioni i Prishtinës, zyrat e Top Channel, Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 13:00

19 Shtator 2017 – Audicioni i Korçës, Biblioteka e Fëmijëve, ora 13:00

22 Shtator 2017 – Audicioni i Shkodrës, Qendra Kulturore e Fëmijëve, ora 13:00

Për të gjithë ata që e kanë të pamundur ardhjen në datat më sipër, mundësia e fundit për të qenë pjesë e ‘The Voice Kids’ është më:

14 Tetor 2017 – Audicioni i Tiranës, Studiot e Top Channel, Piramida, ora 11:00