Të gjithë fanatikët e “The Game of Thrones” në momentin e parë që e parë që kanë parë pamjet janë mbërthyer menjëherë përpara ekranit, duke menduar se Top Channel po shfaqte episode të pazbuluara më parë.

Në fakt nuk janë episode e reja të serialit më të famshëm në botë, por është një promo e realizuar në perfeksion nga stafi i promocionit të Top Channel, që lajmëron startimin e një spektakli të mrekullueshëm që do të startojë në ekranin e Top Channel nga data 19 janar, The Voice Kids.

Nën kujdesin e autorit dhe moderatorit të spektaklit, Ledion Liço, por edhe mjeshtërinë e kameras së Rezi Gurashit dhe Elis Krujës, është sjellë një produkt mjaft i veçantë që prej 31 dhjetorit shfaqet në ekranin e Top Channel, por edhe në kanalin e youtube dhe rrjetet sociale.

Promo e frymëzuar nga “The Game of Thrones” është përshtatur në mënyrën më të mirë me personazhet e këtij spektakli, si moderatori Ledion Liço, anëtarët e jurisë Miriam Cani, Eneida Tarifa, Aleksandër e Renis Gjoka, por edhe me vende të ndryshme nga Shqipëria.

Top Channel po përgatitet për një shfaqje të madhe televizive dhe çdo gjë është parë me shumë detaje, duke nisur nga promo që nuk duhet ta humbisni.

Top Channel