Pas audicioneve të Tiranës për dy ditë me radhë, ku fëmijët pushtuan ambjentet e Top Channel në piramidë, një tjetër ditë e sukseshme ishte edhe ajo e audicioneve në Vlorë, ku paneli përzgjedhës i ‘The Voice Kids’ zbuloi zëra të rinj.

Shumë shpejt ‘The Voice Kids’ do të vazhdojë në destinacionet që ka planifikuar duke filluar me Prishtinën, më 15 Shtator 2017, te zyrat e Top Channel, Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 13:00;

Po ashtu për të vijuar më pas në qytetet e mëposhtme:

19 Shtator 2017 – Audicioni i Korçës, Biblioteka e Fëmijëve, ora 13:00

22 Shtator 2017 – Audicioni i Shkodrës, Qendra Kulturore e Fëmijëve, ora 13:00

Për t’u kthyer përsëri në Tiranë, më 14 Tetor 2017, me Audicionin e Tiranës, te studiot e Top Channel, Piramida, ora 11:00, duke mbyllur kështu edhe fazën e përzgjedhjes të zërave më të mirë.