Tashmë që audicionet janë mbyllur plotësisht dhe pasi i kemi dhënë mundësinë të gjithë atyre që kishin dëshirë të paraqiteshin për të provuar zërin e tyre, jemi gati për të njohur nga afër yjet që do të ngjiten në skenën e ‘The Voice Kids’.

Tani është momenti që ‘The Voice Kids’ të njihet me historinë, karakterin dhe talentin e veçantë të çdo fëmije që do të bëhet pjesë e spektaklit. Fëmijët e përzgjedhur do të nisin kështu aventurën e tyre muzikore, duke pasqyruar në skenë karakterin dhe personalitetin e tyre, për ta bërë këtë talent show vendin ku ata do të shpërfaqin aftësitë vokale dhe jo vetëm.

Një tjetër fazë do të nisë, plot emocione dhe surpriza. Së shpejti!