Jo vetëm një garë mes talentesh por edhe mbështetësish. ‘The Voice Kids’ është kthyer në spektaklin më të dashur të publikut.

Mbështetësit e fëmijëve apo të skuadrave përgjatë gjithë kohës, madje edhe para transmetimit të spektaklit në televizion janë treguar aktiv në rrjetet sociale duke treguar kështu preferencat e tyre. Mbështetësit e secilës skuadër kanë vërë postime të shoqëruara me hashtag-un me emrin e skuadrës.
Në vendin e parë me numrin me të madh të hashtag-ut qëndron #skuadramiriam. E dyta në renditje është #skuadraeneda , duke lënë në vend të tretë me pak diferencë #skuadragjoka.

Cila skuadër do të nxjerrë sot fitimtarin? Sonte në mbrëmje, ‘The Voice Kids’ Finale!