Një tjetër takim në mjediset e piramidës për aspirantët konkurrentë të ‘The Voice Kids’. Pavarësisht motit të keq të ditës së shtunë nuk mungoi prania e qindra fëmijëve, duke e bërë të pamundur përfundimin e audicioneve për të gjithë brenda një dite të vetme. Mjediset e studiove të Top Channel hapen për të dytën ditë radhazi për të mirëpritur fëmijët që duan të bëhen pjesë e garës.

Këngëtarët e vegjël, të shoqëruar nga prindërit kanë populluar hyrjen e studiove ku po zhvillohen audicionet e Tiranës, që në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Paneli përzgjedhës i përbërë nga Vocal Coach-ët Kamela Islamaj, Gent Myftaraj dhe Alban Male janë pozicionuar në karriget e tyre gati për të mirëpritur fëmijët.