Audicionet për ‘The Voice Kids’ vazhdojnë ende. Pas dy ditëve intensive në Tiranë ku u paraqitën qindra fëmijë, audicionit të Vlorës dhe atij të Prishtinës, radhën e ka qyteti i Korçës të tregojë potencialin e tij artistik. Rruga për të gjetur talentet e reja sapo ka filluar dhe ndjesia që shoqëron stafin e ‘The Voice’ nisur nga këto ditë audicionesh është që ende do të ketë shumë fëmijë që do të bashkohen rrugës dhe do të shndrisin në skenën e spektaklit.

Prurjet e shumta të talentit që janë pikasur kanë bërë që ‘The Voice’, që në fazat e tij të përzgjedhjes të karikohet me adrenalinë dhe pozitivitet. Nëse do të kishte një matës elektronik për interesin e konkurrentëve për këtë edicion, me siguri që do të kishte shpërthyer, pasi i ka tejkaluar parashikimet.